Përfundon ëndrra europiane për Egnatian, kampionët e Shqipërisë eliminohen nga Conference League

Përfundon ëndrra europiane për Egnatian, kampionët e Shqipërisë eliminohen nga Conference League

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, u eliminua nga raundi i tretë kualifikues i UEFA Conference League, pas një ndeshjeje dramatike kundër Olimpija Ljubljanës që përfundoi me rezultatin 2-4 pas kohës shtesë. Ndeshja në Rrogozhinë nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën shqiptare, me golin e hershëm të Lushkjas në minutën e 6-të që ndezi shpresat e kualifikimit, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë në Slloveni. Megjithatë, miqtë reaguan shpejt me Jelenkovic që barazoi në minutën e 32-të. Në pjesën e dytë, tensioni u rrit dhe Olimpija kaloi në epërsi në minutën e 79-të me golin e Marin. Por Egnatia nuk u dorëzua. Me gjithë vështirësitë, përfshirë ndëshkimin me karton të kuq të Yahaya M. në minutën e 81-të, skuadra e Edlir Tetovës arriti të...