Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Daja bën historinë me Dinamo City: Kualifikimi me vuajtje të shijon më shumë
Në fund të një nate magjike në “Air Albania”, ku Dinamo City përmbysi historinë dhe eliminoi Hajduk Splitin për t’u kualifikuar në “play off”-in e “Conference League”, Ilir Daja nuk foli thjesht si trajner fitues, por si arkitekt i një ëndrre të realizuar. Me qetësinë e njeriut që e di mirë se çfarë ka ndërtuar dhe krenarinë e atij që e sheh mundin e shpërblyer, Daja e përshkroi këtë sukses si një nga faqet më të ndritura të historisë dinamovite. Për të, ky ishte kualifikim me shijen e vuajtjes, por edhe të lavdisë. Një histori sakrifice dhe besimi që do të kujtohet gjatë: “Ndonjëherë kualifikimi me vuajtje të shijon më shumë. Kjo ndeshje do të mbahet mend për kualifikimin historik të Dinamos, sepse për herë...