Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rodrygo në planet e Mançester Sitit, Reali synon të fitojë 100 mln euro nga transferimi
Adriatik BALLA Merkato e klubeve të rëndësishëm në top-ligat europiane është fokusuar këtë herë jo te sasia, por cilësia. Për këtë arsye marrin vëmendje lojtarët e njohur dhe duket se disa klube, për të rregulluar bilancet e tyre, shpresojnë që krahas blerjeve edhe të shesin ndonjë element për të rritur prishmëritë e tyre në aspektin financiar për vitet në vazhdim. Ndërkohë, në Spanjë vëmendjen kryesore e merr Reali i Madridit dhe Barcelona, klube që kanë një rivalitet të fortë historik. Sipas mediave, Reali i Madridit ende nuk ka bërë ndonjë shitje të madhe këtë verë, me largimet që janë kufizuar kryesisht te lojtarët veteranë dhe ata të Kastijas. Megjithatë, ylli brazilian Rodrigo Goes duket si një largim i mundshëm në javët e fundit të merkatos....