Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Zbërthehet” Ardon Jashari: Ibrahimoviç dhe Tare ndikuan që të zgjedh Milanin
Adriatik BALLA Në Itali luan një konigjent i madh dhe i rëndësishëm i futbollistëve shqiptarë. Këtij kontigjenti iu shtua ditët e fundit një tjetër futbollist shqiptar, por mjaft cilësor, sikurse është mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari, me origjinë nga Kosova, që ka luajtur vitet e fundit në Belgjikë me Klub Bruzhin. Pas një negociate të gjatë, shqiptari Jashari dhe Milani u pozicionuan nga e njëjta anë e historisë. Mesfushori zviceran ka debutuar tashmë në një ndeshje miqësore, por gjithmonë ka dëshiruar të vishet me fanellën kuqezi. Klubi e prezantoi zyrtarisht përpara mediave: “Të luash për këtë klub sjell një presion të jashtëzakonshëm dhe është normale. Do të punoj shumë për të shpërblyer besimin. De Ketelaere? E vetmja gjë që na bashkon është klubi...