Suksesi historik i Dinamos ndaj Hajduk, Duka: Kualifikim fantastik, Urime

Suksesi historik i Dinamos ndaj Hajduk, Duka: Kualifikim fantastik, Urime

Reagimi presidentit të FSHF-së Armand Duka pas fitores 3-1 (në shtesë) ndaj emrit të madh të futbollit kroat Hajduk Split. Kualifikim fantastik, urime Dinamo City! Një rezultat fantastik i Dinamo City ndaj Hajduk Split, një kualifikim i merituar në “Air Albania” pas një ndeshjeje plot me emocione që mbaroi me rezultatin 3-1 për skuadrën tonë në shtesë. Kalimi në play-off të UEFA Conference League tashmë u arrit dhe urojmë shumë që Dinamo City të kualifikohet në grupet e këtij kompeticioni. Keqardhje që Egnatia nuk ia doli të kualifikohej ndaj Olimpija Ljubjana, edhe pse në dy ndeshje u përball denjësisht me kampionen e Sllovenisë./Sportiim.al/ Vazhdo leximin