Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
E FUNDIT/ Dinamo shkruan historinë dhe kualifikohet në “play off”, Daja bën mrekullinë dhe eleminon Hajdukun e Splitit
Mbrëmje historike për Dinamon. Klubi shqiptar arrin për të parën herë në “play off” të Ligës së Konferencës. “Nëndetësja” ka bërë mrekullinë në “Air Albania”, teksa ka eleminuar pastër Hajdukun e Splitit. Zabërgja tundi rrjetën në minutën e 14, duke shënuar golin e vetëm të kohës së rregullt. Me rezultatin e përgjithshëm 2-2, skuadrat iu drejtuan 30 minutave të kohës shtesë. Pavarësisht se në disavantazh numerik që nga minuta e 78, kroatët arritën të barazonin përkohësisht. Karaxhiçi tundi rrjetën në minutën e 99, por supergoli i Qardakut në të 109-n dhe Berisha në minutën e 111 vulosën kualifikimin e Dinamos. Ekipi i Ilir Dajës mund kështu Hajdukun e Splitit me shifrat 3-1, duke shkuar vetëm një hap larg grupeve të Ligës së Konferencës./Sport Ekspres/