Historike/ Dinamo e madhe në Conference League, eleminon gjigandët e Hajdukut të Splitit dhe shkon në Play Off

Historike/ Dinamo e madhe në Conference League, eleminon gjigandët e Hajdukut të Splitit dhe shkon në Play Off

Dinamo është kualifikuar për në Play Off të Conference League, pasi mundi 3-1 Hajdukun e Splitit në “Air Albania”. Koha e rregullt përfundoi 1-0 ndërsa për fituesin, u desh koha shtesë. Zabërgja realizoi për dinamovitët, pas 14 minutash lojë, duke ndezur festën e ekipit të drejtuar nga Ilir Daja. Kroatët shtuan presionin dhe u vendosën në kërkim të golit të barazimit. Hajduku jo vetëm që nuk e gjeti atë brenda kohës së rregullt, por në të 78-të, mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Sanyang. Në shtesë do ishte Karaçiç që do ndëshkonte Dinamon. Blutë treguan mjaft dëshirë në fushë dhe realizuan dy herë  me Qardakun dhe Berishën, duke marrë kështu një sukses të madh dhe duke zhvlerësuar humbjen...