Drita eliminohet nga Europa League, tani ka shansin e artë për grupet e Conference!

Drita eliminohet nga Europa League, tani ka shansin e artë për grupet e Conference!

Drita nuk ia doli të përmbysë disavantazhin ndaj FCSB-së, duke u mposhtur 3-1 në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Europa League. Rumunët e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në epërsi në minutën e parë me Juri Cisottin, i cili shënoi me kokë pas një krosimi perfekt. Vetëm në minutën e 18-të, David Miculescu dyfishoi avantazhin me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të djathtë. Drita pati një moment të diskutueshëm në minutën e 24-t, kur kërkoi penallti, por gjyqtari nuk e akordoi. Në pjesën e dytë, gjilanasit u rikthyen në lojë me një gol të bukur të Veton Tushës në minutën e 52-të, pas një asistimi të saktë nga krahu, duke e dërguar topin me...