Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ballkani tronditet në Irlandë dhe eliminohet nga Kupat e Europës
Ballkani është eliminuar nga faza kualifikuese e turit të tretë për në Ligën e Konferencës, pasi u mposht thellë nga Shamrock Rovers, 4-0. Ndeshjen e parë, skuadra nga Suhareka e fitoi 1-0, por që në takimin e dytë në udhëtim u shpartallua. Këtë përballje më mirë e filluan vendasit, që rrezikuan qysh në minutën e dytë, por Golubovic bëri një pritje të sigurt. Por, në minutën e 16-të, Ismajlgeci lëshoi një goditje të fortë, duke goditur shtyllën. Edhe Smajli provoi fatin e tij, por që McGinty i Shamrock bëri një pritje të mahnitshme. Mbrojta e Ballkanit nuk ia doli të mbahej në minutat e fundit të pjesës së parë, pasi Rory Gaffney realizoi për 1-0 në minutën e 45+1-të. Gaffney (48’) sërish ndëshkoi Ballkanin, duke...