Drama në Prishtinë/ Drita eliminohet nga Europa pas humbjes 1-3 me FCSB

Drama në Prishtinë/ Drita eliminohet nga Europa pas humbjes 1-3 me FCSB

Drita e Kosovës është mposhtur 1-3 nga FCSB në Prishtinë, me rezultatin e përgjithshëm që shënon 3-6 për rumunët, duke i dhënë fund aventurës së ekipit nga Kosova në Ligën e Europës, teksa tashmë shansi i fundit në Europë është në Ligën e Konferencës. Sfida nisi mjaft keq për ekipin e drejtuar nga Zekerija Ramadani, të cilët e pësuan që në minutën e 1’, ndërsa në minutën e 18’ pësuan dhe golin e dytë. Një rreze shprese u ndez në minutën e 52’, kur Tusha ngushtoi diferencën, por Politic i dha fund çdo gjëje pas golit në minutën e 85’, ndërsa pak më parë kampionët e Kosovës ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Brojës. Tani Drita do të luajë në...