U burgos padrejtësisht nga regjimi komunist, ndërron jetë inxhinieri Saimir Maloku

U burgos padrejtësisht nga regjimi komunist, ndërron jetë inxhinieri Saimir Maloku

Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare Saimir Maloku, inxhinieri i shquar dhe ish-i burgosuri politik. Maloku, student i dalluar dhe inxhinier i talentuar, vuajti padrejtësisht 9 vite në burgjet e Burrelit dhe Spaçit, pas një gjyqi të montuar nga regjimi komunist, duke u akuzuar si spiun dhe agjent i huaj. Ai ishte një qendrestar antikomunist dhe bashkëvuajtës me figura të shquara si Dom Simon Jubani, At Zef Pllumi dhe Kardinal Ernest Simoni. “Jeta dhe tregimi i Saimir Malokut janë dëshmi të gjalla të mizorisë dhe dhunës së diktaturës komuniste. Ai përfaqëson rezistencën dhe guximin e shqiptarëve për liri dhe dinjitet” shprehet Besim Ndregjoni, President i Unionit Mbarkombëtar për Integrimin e Burgosurve dhe Përndjekurve Politik të Shqipërisë. Saimir Maloku do të mbahet mend si një intelektual i...