Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shiu i verës ‘ndez’ shpresat për të zbutur situatën e zjarreve, pas Tiranës reshje edhe në këtë qytet
Situata kritike e zjarreve në Shqipëri ka mbetur në ‘dorën’ e kushteve atmosferike, që ditën e sotme kanë sjellë ulje të ndjeshme temperaturash në disa qarqe të vendit dhe deri reshje shiu, si në Tiranë, ku zgjati për disa minuta. Së fundmi raportohet se reshje të lehta ka pasur edhe në Fier. Fillimisht në mbrëmje nisi një shi i imët, i shoqëruar me shkarkesa atmosferike dhe më pas një rrebesh që zgjati vetëm 5 minuta, duke ia lënë vendin serish reshjeve të buta. Reshjet pritet të zbusin sadopak situatën e zjarreve në veri dhe jug të vendit, ku janë zonat më problematike dhe ku po shkrumbohen qindra hektarë dhe shkaktohen dëme të mëdha. Në zonën e Fierit nuk ka pasur problematikë zjarresh ditët e fundit,...