Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Vrau 14-vjeçarin në Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat
                            Autori i mitur i vrasjes së 14-vjeçarit në fshatin Pirg të Maliqit ka lënë pak momente më parë ambientet e spitalit. I shoqëruar nga uniformat blu, i mituri do merret në pyetje nga autoritetet në komisariat. Ngjarja tragjike ndodhi ditën e sotme në ambientet e jashtme të një lokali, ku viktima dhe autori kishin shkuar për të sqaruar një konflikt të mëparshëm mes tyre. Debati i tyre përfundoi me përplasje fizike, ku viktima humbi jetën nga goditjet me thikë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.