Rrahmani do të jetë ndër më të paguarit e Napolit, mbrojtësi shqiptar zgjat kontratën me të kaltrit

Rrahmani do të jetë ndër më të paguarit e Napolit, mbrojtësi shqiptar zgjat kontratën me të kaltrit

Amir Rrahmani pritet të jetë pjesë e Napolit edhe për 4 sezonet e ardhshme. “CalcioNapoli24” ka bërë me dije se mbrojtësi shqiptar ka pranuar të zgjasë kontratën me të kaltërit deri në verën e vitit 2029. Marrëveshja e re do ta bëjë kapitenin e Kosovës një nga lojtarët më të paguar në radhët e kampionëve të Italisë. Kështu, Amir Rrahmani do të përfitojë një shifër prej 3.5 milionë eurosh neto në sezon. Më shumë se ai paguhen vetëm De Brujni dhe Lukaku, të cilët arkëtojnë 6 milionë euro neto në sezon./Sport Ekspres/