Chelsea do t’i dhurojë familjes së Diogo Jotas një pjesë të bonusit të Kupës së Botës

Chelsea do t’i dhurojë familjes së Diogo Jotas një pjesë të bonusit të Kupës së Botës

Chelsea ka vendosur të dhurojë një pjesë të bonusit të fituar nga Kupa e Botës për Klube për familjarët e Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, të cilët vdiqën në një aksident tragjik me makinë në Spanjë në fillim të korrikut. Sipas The Athletic, lojtarët e klubit anglez kanë vendosur të dhurojnë një pjesë të parave që morën për fitimin e Kupës për familjet e dy lojtarëve portugezë. Fitorja në Kupën e Botës i siguroi Chelseat afërsisht 100 milionë euro. Nga këto, 14 milionë euro shkuan për lojtarët, ose 430,000 euro për lojtar. Vetë lojtarët do të dhurojnë një shumë të ngjashme për familjet e dy lojtarëve portugezë që vdiqën tragjikisht më 3 korrik në Zamora. Premier League do t’u bëjë homazhe dy...