Atmosferë e zjarrtë në Tiranë/ Kroatët pushtojnë stadiumin para ndeshjes së Conference League

Atmosferë e zjarrtë në Tiranë/ Kroatët pushtojnë stadiumin para ndeshjes së Conference League

Teksa po afrohet ndeshja e Conference League mes Dinamos dhe Hajduk Split, tifozët e parë kanë filluar të mbërrijnë në stadiumin “Air Albania” rreth një orë e 30 minuta para startit të takimit. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duket se numrin më të madh e përbëjnë tifozët kroatë, të cilët kanë udhëtuar nga Spliti për të mbështetur skuadrën e tyre. Një flotë e konsiderueshme autobusësh ka transportuar tifozët nga Kroacia drejt kryeqytetit shqiptar, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive rreth stadiumit. Kjo lëvizje masive vjen pas ndeshjes së javës së kaluar, e cila u zhvillua në stadiumin kroat ku Hajduk Split arriti të triumfonte ndaj Dinamos me një përmbysje dramatike 2-1. Skuadra e Dinamos tani përballet me një sfidë të madhe,...