Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Isak në qendër të merkatos/ Do largohet nga Newcastle për Liverpoolin?
Saga e madhe e merkatos verore 2025 ka në qendër emrin e Alexander Isak. Sulmuesi suedez i Newcastle United thuhet se ka marrë vendimin për t’u larguar nga klubi dhe nuk ka ndërmend të luajë më për “Magpies”, edhe nëse transferimi nuk realizohet para mbylljes së merkatos më 1 shtator. Destinacioni i tij i preferuar është kampionia në fuqi e Premier League, Liverpool, ndërsa drejtuesit e Newcastle po bëjnë çdo përpjekje për ta mbajtur yllin e tyre. Sipas mediave britanike, Liverpool ka paraqitur në fillim të gushtit një ofertë prej rreth 127.5 milionë euro – një shumë që do të thyente rekordin e transferimeve në Premier League. Ky rekord mbahet aktualisht nga vetë “Reds”, të cilët këtë verë blenë Florian Wirtz për 125 milionë euro....