Delvina ime u dogj!

Delvina ime u dogj!

Nga Rudina Xhunga Rudina, u dogj Delvina e bukur, më thotë Vera, kur e telefonoj ta pyes si është. Vera Çeço ka 50 vjet që mbledh bimë nëpër male. Zonja e bimëve magjike e quajta në emisionin që xhirova për të në Delvinë. Nuk kam parë kurrë zjarr të tillë, thotë. Kurrë. Dhe ti e di që nuk kam lënë mal pa u ngjitur. Nisi në Syrin e Kaltër. Atje ka lagështi toka, nuk merr dot zjarr. Pastaj nisi një erë papritur dhe për dy orë u dogjëm. Delvina e bukur u dogj, thotë Vera në lot. Po ti, i them, si je ti? Bimët e tua. Magazina e madhe plot thasë me çajra. – Jo, për fat, thotë. Kemi hapur një pus në oborr...