Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike

Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes njofton se situata nga zjarret në vend paraqitet më e stabilizuar në shumë zona problematike, pas angazhimit të forcave të emergjencës. Aktualisht janë raportuar 23 vatra zjarri aktive, ku po vijojnë operacionet për shuarjen e tyre. Ndër pikat më kritike është Syri i Kaltër në Delvinë, ku mbi 200 forca, 11 automjete zjarrfikëse dhe avioni italian “Canadair” po luftojnë me flakët në Malin e Sopotit. Në Poliçan, në zonat Zhapokikë, Plashnik dhe Rezervati Balloll, dje u evakuuan 20 banorë, ndërsa sot në terren po operojnë tre helikopterë, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një nga Çekia. Në Velçan të Beratit, ndërhyrja e shpejtë nga toka dhe ajri shmangu rrezikun për banesat, ndërsa dy helikopterë të Forcës Ajrore dhe forcat e ushtrisë...