Lajm i keq për mbrojtësin kuqezi, do të mungojë në ndeshjet e shtatorit me kombëtaren

Lajm i keq për mbrojtësin kuqezi, do të mungojë në ndeshjet e shtatorit me kombëtaren

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka marrë një lajm të keq pak ditë para se të përpilojë listën për futbollistët që do të grumbullojë për ndeshjet e shtatorit. Një nga shtyllat e skuadrës kuqezi, mbrojtësi Ardian Ismajli, ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe do të qëndrojë për disa javë jashtë fushave të lojës. Klubi i Torinos, pjesë e të cilit ai u bë gjatë merkatos së verës, bëri një komunikatë zyrtare për këtë dëmtim, duke njoftuar gjithashtu se kishte filluar procesi i riaftësimti të lojtarit dhe situata do të shihej javë pas jave. Kësisoj, Ismajli do të humbasë padyshim ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Modenës, por pritet të paktën edhe ndeshjen e javës së parë në Serinë A ndaj Interit, apo...