Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Donnarumma drejt City-t, por të gjithë në Angli kanë një pyetje që ka nevojë për përgjigjje
14 Gusht 2025 17:33 Telesport Lajmi më i çuditshëm i merkatos së verës është interesi intensiv i Pep Guardiolës për portierin Donnarumma. Pas problemeve që u bënë publike mes italianit dhe drejtuesve të PSG (saktësisht shkaku ishte trajneri Luis Enrique), Donnarumma ka mbetur pa busullë. Për të ka interes edhe Manchester United, por City është më afër. Lind pyetja: Enrique, trajner i ngjashëm me Pep, nuk e ka pëlqyer kurrë italianin për shkak se ai nuk luan mirë me topin në këmbë. Atëherë, pse Pep e pëlqen atë? Mediat angleze e kanë shtruar këtë pyetje në rrjetet sociale dhe askush nuk ka dhënë një përgjigje të pranueshme.