Dani Olmo drejt largimit, Barcelona merr ofertën 70 milionë euro nga Anglia

Dani Olmo drejt largimit, Barcelona merr ofertën 70 milionë euro nga Anglia

14 Gusht 2025 17:49 Telesport Pas humbjes në finalen e Superkupës ndaj PSG-së, Tottenham i është kthyer merkatos. Klub londinez synon ta mbyllë këtë afat kalimtar me dy goditje të bujshme. I pari është Eberechi Eze i Crystal Palace, i dyti Dani Olmo i Barcelonës. Mediat spanjolle raportojnë se Tottenham është gati të paguajë 70 milionë euro për të transferuar Dani Olmo. Katalanasit janë duke e shqyrtuar me kujdes këtë ofertë, duke ditur konkurrencën e shumtë që kanë në repartin që mbulon Dani Olmo. Ndaj, nuk do ishte aspak befasi nëse Barcelona i thotë “po” ofertës së Tottenham. Ndërkohë, vetë lojtari ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të vazhduar te Barcelona dhe të fitojë sa më shumë trofe me katalanasit.