Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Puna juaj ka ndikuar pozitivisht”/ Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Fier, vlerëson me Certifikatë Mirënjohjeje Prodën
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, qarku Fier, vlerëson me Certifikatë të Mirënjohjes Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, për bashkëpunimin mjaft të mirë, transparent dhe në kohë, mes Policisë së Shtetit dhe medias, duke e konsideruar këtë bashkëpunim, si një model me standarde europiane, në funksion të interesit publik. Proda priti në një takim një përfaqësi të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Qarku Fier, takim institucional që shënoi një moment domethënës vlerësimi dhe reflektimi mbi arritjet dhe sfidat e përbashkëta. Në këtë frymë pozitive bashkëpunimi, në emër të gazetarëve të qarkut Fier, kryetari i Unionit, Vladimir Muçaj, së bashku me gazetarët Mariglen Bita dhe Ervis Profka si dhe gazetarin Fatmir Popja, një nga themeluesit e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, i dorëzuan Prodës,...