Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Fusha e re sportive në Gjirokastër, FSHF inspekton nga afër punimet
Punimet për fushën e re stërvitore me bar artificial në Gjirokastër po ecin me ritme të mira. Aktualisht po punohet me bazamentin e fushës së re dhe ka nisur procesi i drenazhimit. Brenda një muaji është parashikuar edhe shtrimi i tapetit artificial. Në kuadër të këtij investimi të rëndësishëm të FSHF-së, si pjesë e projektit “100 fushat”, Zv.Presidenti i FSHF, Arben Dervishaj, dhe përfaqësues të Departamentit të Projekteve Infrastrukturore në FSHF, zhvilluan një vizitë inspektuese, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi. Ata u njohën nga afër me ecurinë e punës së fushës së re, e cila do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e futbollit në grupmoshat e reja. Sipas marrëveshjes së firmosur mes FSHF-së dhe Bashkisë Gjirokastër,...