Mastantuono merr numrin 30, ja truku që qëndron pas kësaj zgjedhje “finoke” të Real Madridit

Mastantuono merr numrin 30, ja truku që qëndron pas kësaj zgjedhje “finoke” të Real Madridit

14 Gusht 2025 13:15 Alfred Lleshi Franco Mastantuono ka zgjedhur numrin e fanellës për aventurën e tij te Real Madridi. Argjentinasi do të mbajë numrin 30, të njëjtin që kishte te River Plate, para se të transferohej në “Santiago Bernabéu”. Mastantuono është regjistruar me kartelë të ekipit të dytë, pasi në La Liga numrat mbi 25 janë të rezervuar për lojtarët nga akademia. Kjo është një praktikë që Real Madridi e ka përdorur edhe më parë, si në rastin e Vinicius Jr. në vitin 2018. Për rrjedhojë, numri 25 i mbetet i lirë klubit, në pritje të një përforcimi të mundshëm nga merkatoja deri më 2 shtator. Pse numri 30? Rregullorja e La Liga-s lejon që lojtarët e regjistruar si të rinj (me numër mbi...