‘Kosova është Serbi’/ UEFA gjobit me shumën e majme Beogradin, i ‘kyç’ edhe stadiumin

‘Kosova është Serbi’/ UEFA gjobit me shumën e majme Beogradin, i ‘kyç’ edhe stadiumin

UEFA ka vendosur masa disiplinore ndaj Lech Poznanit dhe Partizanit të Beogradit, pas shfaqjes së banerave me përmbajtje politike gjatë ndeshjeve të fundit në garat evropiane. Klubi polak Lech Poznan u gjobit me 10 mijë euro për një baner gjigant me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, i shfaqur në ndeshjen e raundit të tretë kualifikues të Conference League kundër Crvena zvezdës. Vendimi u publikua të enjten nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s. Ndërkohë, Partizani i Beogradit mori një dënim total prej 90 mijë e 250 eurosh për incidentet e tifozëve në përballjet ndaj Oleksandriyës dhe Hibernianit në kualifikimet e Conference League. Vetëm për ndeshjen ndaj Oleksandriyës, të zhvilluar më 31 korrik, klubi serb u gjobit me 17 mijë e 500 euro për banerat e papërshtatshme, përfshirë edhe...