Barcelona shikon që tani drejt verës 2026. Bastoni, objektivi kryesor për mbrojtjen

Barcelona shikon që tani drejt verës 2026. Bastoni, objektivi kryesor për mbrojtjen

Edhe pse merkatoja verore ende nuk është mbyllur, me disa afrime që duhet të regjistrohen për shkak të problemeve të zakonshme, dhe tashmë të njohura, financiare, në shtëpinë e Barcelonës po mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm me një objektiv të madh për të forcuar mbrojtjen në dispozicion të trajnerit Hansi Flick. Sipas “El Nacional”, prioriteti për verën 2026 është të marrin Alessandro Bastoni e Interit. Për Flick, mbrojtësi italian është partneri perfekt për të riun Pau Cubarsí. Trajneri beson se talenti katalanas ka nevojë për një lojtar me përvojë në elitë, me prani të fortë në dhomat e zhveshjes dhe aftësinë për ta udhëhequr mbrojtjen në ndeshjet e rëndësishme. Bastoni i mishëron të gjitha këto cilësi. Futbollisti i lindur në vitin 1999 ka...