I rikthyer vetëm një muaj më parë në Premier, Granit Xhaka emërohet kapiten i Sunderland

I rikthyer vetëm një muaj më parë në Premier, Granit Xhaka emërohet kapiten i Sunderland

14 Gusht 2025 12:10 Telesport Sunderland ka emëruar Granit Xhaka si kapitenin e tyre të ri për sezonin e ardhshëm. Lajmi ëhstë konfirmuar sot nga mediat britanike. Ish-kapiteni i Arsenal u transferua te skuadra angleze këtë verë për një tarifë prej rreth 17 milionë eurosh nga Bayer Leverkusen. Pavarësisht se Xhaka nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje zyrtare me këtë klub (ka luajtur në miqësoret e deritanishme) menjëherë i është dhënë shiriti i kapitenit nga Regis Le Bris. Duket se klubi i sapongjitur në Premier League këtë vit synon t’i japë shumë besim mesfushorit 32-vjeçar, që njihet për grintën e tij në fushë. Përvoja e tij do të jetë e rëndësishme për të siguruar mbijetesën këtë sezon në kampionatin më të vështirë në botë.