“Sezoni i kaluar ishte më i keqi në karrierë dhe luajta pak, por nuk shkoj të qaj te trajneri”

“Sezoni i kaluar ishte më i keqi në karrierë dhe luajta pak, por nuk shkoj të qaj te trajneri”

14 Gusht 2025 8:38 Telesport “Në nivel personal, sezoni i kaluar ishte padyshim sezoni më i keq që kam përjetuar ndonjëherë si profesionist”, u shpreh mbrojtësi i Arsenal, Oleksandr Zinchenko. Ai theksoi dëshirën e tij për të luajtur më vazhdimisht sezonin e ri. “Në thelb, isha plotësisht jashtë formacionit titullar, përveç disa ndeshjeve të izoluara. Një lojtar që nuk luan nuk është asgjë. Nuk kam qenë kurrë një lojtar që vrapon te trajneri, ankohet ose bën shumë pyetje. Mund ta fajësoj vetëm veten”, tha Zinchenko. Më tej, ai shtoi: “Nëse nuk luaj, do të thotë se nuk kam punuar mjaftueshëm, nuk kam bërë mjaftueshëm, nuk kam luajtur mjaftueshëm mire. Të shohim se çfarë sjell koha, sepse ende dua të luaj futboll. Dua ta shijoj lojën...