Lewandowski lartëson Xavin: Edhe falë tij, Barcelona është ajo që është sot

Lewandowski lartëson Xavin: Edhe falë tij, Barcelona është ajo që është sot

14 Gusht 2025 8:05 Alfred Lleshi Aktualisht i dëmtuar, por shumë i etur për t’u rikthyer në fushë me fanellën e Barcelonës, Robert Lewandowski ka dhënë një intervistë për BBC-në, ku ka rrëfyer momente të ndryshme nga karriera e tij dhe periudha te blaugranat. Një pjesë të veçantë të bisedës ia ka kushtuar Xavit, ish-trajnerit të tij para Flick dhe njeriut që kërkoi me ngulm transferimin e sulmuesit polak te katalanasit: “Ka qenë një person shumë i rëndësishëm për mua, kur mbërrita në Barcelonë, në muajt e parë dhe më pas. E kisha sfiduar si lojtar, më pas u bë trajneri im. U përpoqa ta ndihmoja, pashë se kishte diçka të veçantë për t’u bërë trajner i madh. Ajo që bëri për klubin në atë...