Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Te Paris SG ka një shqetësim, një rus dhe ukrainas zënka në dhomat e zhveshjes
Adriatik BALLA Paris San Zhermen fitoi titullin në Francë si dhe trofeun e Ligës së Kampioneve të UEFA-s, por në brendësinë e saj kohët e fundit zien një sherr në hije që ka prapaskenë politike. Një rus dhe një ukrainas e kanë bërë zhveshtoren një ambient ku ka përplasje. Transferimi i mbrojtësit Ilia Zabarnji në Paris San Zhermen mund të krijojë probleme dhe tensione në dhomat e zhveshjes së klubit francez, duke e pasur parasysh bashkëjetesën “e vështirë” midis ukrainasit, i cili mbërriti së fundmi nga Bournemouth, dhe portierit rus, Matvey Safonov, i cili është tashmë në skuadrën parisiene, shkaku i konfliktit më shumë se trevjeçar midis dy vendeve. Siç raporton portali “Footmercato”, një analizë e kujdesshme e rrjeteve sociale të Zabarnji nga mediumi ukrainas...