Interi konfirmon bisedimet për Asllanin, kurse Zhegrova pranë Olimpik Marsejës

Interi konfirmon bisedimet për Asllanin, kurse Zhegrova pranë Olimpik Marsejës

Adriatik BALLA Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, po pret të mësojë emrin e skuadrës për sezonin e ri. Në fakt, Interi, që posedon kartonin e tij, dëshiron ta shesë medoemos. Sipas “Tuttosport”, zikaltrit e vlerësojnë mesfushorin e Kombëtares shqiptare me 18 milionë euro. Klubi i Torinos duhet të përpiqet t’i afrohet sa më shumë një shifre të jetë e mundur duke ndjekur qasjen e duhur. Opsioni më i mundshëm për momentin duket të jetë që mesfushori t’i bashkohet skuadrës së Marko Baronit me një formulë shumë të ngjashme me atë që e bëri Sebastiano Espoziton të transferohej te Kaljari. Sulmuesi, në fakt, u transferua në Sardenjë si huazim falas me detyrim blerjeje për 4 milionë, por me Interin që do të merrte 40% të çdo...