Egnatia dhe Dinamo Siti sot në provën e “zjarrit” në Ligën e Konferencës, shans historik për dy ekipet e Superiores

Egnatia dhe Dinamo Siti sot në provën e “zjarrit” në Ligën e Konferencës, shans historik për dy ekipet e Superiores

Adriatik BALLA Sot në mbrëmje ekipet e Egnatias dhe të Dinamos do të synojnë të bëjnë një progres domethënës në paraqitjen e skuadrave shqiptare në kompeticionet e UEFA-s. Në kuadër të turit të tretë paraeliminator të Ligës së Konferencës, Egnatia dhe Dinamo Siti kanë shanset e tyre të kalojnë edhe këtë raund, edhe pse kjo do të jetë e vështirë. Egnatia dhe Dinamo Siti do të luajnë nesër duelet vendimtare të turit të tretë të UEFA Conference League, me objektivin e vetëm për t’u kualifikuar në fazën “play-off”. Kampionët e Shqipërisë janë më pranë se kurrë për ta arritur këtë objektiv dhe u mjafton edhe një fitore me rezultat minimal, pasi sfida e parë në Ljubljana, në stadiumin “Stožice”, u mbyll në barazim pa gola...