Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin
PSG triumfoi në finalen e Superkupës sëEuropës, teksa mundi Tottenham. Koha e rregullt përfundoi 2-2 ndërsa për fituesin u desh ekzekutimi i penalltive. Londinezët e mbyllën pjesën e parë në epërsi, pas golit të Van De Ven. Spurs treguan forcën në fillimin e pjesës së dytë, duke dyfishuar shifrat me Romero. Francezët ia dolën që të futen në lojë me Lee 5 minuta nga fundi, ndërsa Ramos ishte ai që riktheu festën te të besuarit e Luis Enriques. Tek penalltitë, PSG u tregua më e saktë, duke marrë kështu këtë sukses të rëndësishëm.