Flakët në vend, Bardhi: Rama mashtroi për avionët zjarrfikës, shpenzon për kopshte luksi dhe pista garash

Flakët në vend, Bardhi: Rama mashtroi për avionët zjarrfikës, shpenzon për kopshte luksi dhe pista garash

Gjatë këtyre 48 orëve situata ka qenë e rënduar sa i takon zjarreve masive në të gjithë vendin, por me pasoja të rënda në njerëz dhe pasuri në Gramsh, Tepelenë dhe Delvinë. Në një reagim, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, shprehet se kjo situatë e rëndë nxori në pah mashtrimin e Edi Ramës në 29 Mars 2025, ku shprehej se këtë verë Shqipëria do të ketë në dispozicion dy avionë zjarrfikës të flotës shqiptare ajrore. Mirëpo sot, sipas tij, Edi Rama u tërhoq nga kjo deklaratë, duke thënë se duhen bërë disa llogari kur flitet për blerje avionësh zjarrfikës. Bardhi sjell në vëmendje shpenzimet e luksit qeveritar apo projekte korruptive të padobishme, paratë e të cilave thotë se mund të përdoreshin për investime në...