Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
2 minuta larg triumfit, PSG barazon shifrat në frymën e fundit. Fituesi vendoset nga “ruleta ruse” (video)
13 Gusht 2025 22:58 Telesport PSG ka barazuar shifrat 2-2 ndaj Tottenham në finalen e Superkupës së Europës. Londinezët po udhëhiqnin të sigurt 0-2 deri në minutën e 85-të, duke qenë vetëm 5 minuta larg triumfit historik, por parizienët barazuan shifrat. Fillimisht fituesit e Champions League do të ngushtonin shifrat në minutën e 85-të. Kang-in Lee shënoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të marrë nga Vitinha. Në minutën e katërt shtesë nga gjashtë të tilla, PSG barazon shifrat 2-2. Një krosim i bukur i Dembele brenda zonës, aty ishte Goncalo Ramos që shënoi me kokë duke dërguar topin në portën e londinezëve për herë të dytë në pak minuta. SHIKOGOLIRAMOS SHIKOGOLINEKANG-IN LEE