“Sindikatat në Shqipëri janë të politizuara”, DASH: Në privat punohet gjashtë ditë të javës dhe jashtë orarit!

“Sindikatat në Shqipëri janë të politizuara”, DASH: Në privat punohet gjashtë ditë të javës dhe jashtë orarit!

Në raportin më të fundit për të Drejtat e Njeriut, Departamenti i Shtetit i SHBA-ve ka vlerësuar se sindikatat e punës në Shqipëri janë përgjithësisht të dobëta dhe të politizuara. Sipas raportit, megjithëse ligji garanton të drejtën për të formuar dhe për t’iu bashkuar sindikatave, shumë punëtorë nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi nga frika e hakmarrjes dhe mungesa e besimit te sistemi i drejtësisë. Raporti nënvizon se qeveria shpesh nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive. Sindikatat e sektorit publik zhvillojnë negociata drejtpërdrejt me qeverinë, por procesi pengohet nga vonesa të gjata në regjistrimin e sindikatave të reja. Punëtorët që marrin pjesë në to shpesh përballen me presione dhe kërcënime. Në sektorin privat, shumë persona punojnë gjashtë ditë në javë dhe mbi 40 orë,...