Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Mustafi emërohet ndihmëstrajner i Gjermanisë U-21
Shkodran Mustafi do të jetë ndihmëstrajner i Kombëtares U-21 të Gjermanisë, duke mbushur hapësirën që la Hermann Gerland pas përfundimit të karrierës së tij si trajner aktiv. Kampioni i botës në vitin 2014 plotëson skuadrën stërvitore të përbërë nga trajneri kryesor Antonio Di Salvo dhe asistenti Ovid Hajou. Mustafi do të nisë detyrën e tij me Kombëtaren U-21 nga 1 shtatori. Gjatë periudhës së parë të grumbullimit, ekipi ka në plan një miqësore në Shqipëri më 5 shtator dhe sfidën e parë kualifikuese për Euro 2027 ndaj Letonisë në Rostock më 9 shtator.