Katër klube kërkojnë Kumbullën, mbrojtësi shqiptar e ka të qartë ku dëshiron të shkojë

Katër klube kërkojnë Kumbullën, mbrojtësi shqiptar e ka të qartë ku dëshiron të shkojë

Marash Kumbulla nuk bën pjesë në planet e trajnerit Gasperini. Ky i fundit ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e mbrojtësit shqiptar. Kaljari është në negociata për shërbimet e lojtarit të Kombëtares kuqezi, ndërsa interesim ka pasur edhe nga Espanjoli si dhe një klub nga Serie A e një tjetër nga kampionati francez. Megjithatë Kumbulla e ka të qartë zgjedhjen e tij. Sipas medias spanjolle ‘Sport’, lojtari dëshiron rikthimin te Espanjoli. Kumbulla kaloi një sezon të shkëlqyer ne bardheblutë në edicionin e shkuar dhe synon të jetë përsëri pjesë e klubut katalanas. Espanjoli nga ana tjetër po shqyrton mundësitë e këtij transferimi. Spanjollët do të provojnë huazimin me të drejtë blerjeje, ndërsa Roma dëshiron shitjen përfundimtare të mbrojtësit./Sport Ekspres/