Arijanet Muric sezonin e ardhshëm do të luaj në Serie A

Arijanet Muric sezonin e ardhshëm do të luaj në Serie A

Portieri i Ipswich dhe i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, huazohet te Sassuolo. 26-vjeçari dardan bëri 18 paraqitje për Town sezonin e kaluar, gjatë qëndrimit 1-vjeçar në Premier League, pas transferimit nga Burnley, verën e kaluar, për shumën fillestare prej 10 milionë £. Muric u zëvendësua më pas si zgjedhje e parë, gjatë gjysmës së dytë të sezonit, nga Alex Palmer, i cili u transferua nga West Bromwich Albion në janar, teksa i humbi 11 ndeshjet e fundit të ligës për shkak të dëmtimit në shpatull. Portieri i kombëtares së Kosovës e filloi karrierën me të rriturit te Manchester City, ku bëri 5 paraqitje gjatë fushatës fituese të “Carabao Cup” (2018-2019), por u la jashtë finales nga Pep Guardiola në favor të portierit të parë,...