Sezon special në Serie A, lojtarit të kombëtares shqiptare i dhurohet fanella nr.10

Sezon special në Serie A, lojtarit të kombëtares shqiptare i dhurohet fanella nr.10

Shumë lojtarë të kombëtares synojnë që të jenë protagonistë në Serie A për sezonin që po vjen. Një nga ata prej të cilëve pritet shumë është edhe mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha. Së fundmi, madje Lecce i ka dhuruar atij numrin 10. Përgjegjësi e madhe kjo për lojtarin, që po pret me padurim të tregojë vlerat e tij në fushë. Kujtojmë që Berisha, në edicionin e kaluar mbante mbi supe numrin 5. 21 vjeçari luajti 17 ndeshje me Leccen në 2024-2025.