Pas Luis Diaz, Bayern do të bëjë një tjetër goditje në PL. 60 milionë euro për yllin e Chelsea-s

Pas Luis Diaz, Bayern do të bëjë një tjetër goditje në PL. 60 milionë euro për yllin e Chelsea-s

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier League. “L’Equipe” raporton se klubi bavarez po punon për transferimin e Christopher Nkunku nga Chelsea. Francezi ka përfunduar jashtë planeve të Enzo Maresca-s për sezonin e ri, ndaj po kërkon një ekip tjetër. Nkunku mbërriti te Chelsea me pritshmëri të larta pasi shkëlqeu në Bundesligë me Leipzig, por dëmtimet dhe mungesa e vazhdimësisë e kanë penguar atë të tregojë nivelin që pritej prej tij. Kujtojmë se Chelsea pagoi 80 milionë euro për kartonin e francezit te Leipzig, janarin e vitit 2023. Në anën tjetër, Bayern e sheh Nkunku si zëvendësuesin ideal të Kinglsey Coman, i cili pritet të transferohet përfundimisht në...