Egnatia në prag historie, Dinamo gati për përmbysjen në “Air Albania”

Egnatia në prag historie, Dinamo gati për përmbysjen në “Air Albania”

Dy skuadrat shqiptare, Egnatia dhe Dinamo City, do të zbresin nesër në fushë për takimet e kthimit në raundin e tretë të UEFA Conference League, me objektivin për të kaluar në fazën play-off të kompeticionit. Egnatia, kampionia aktuale e Shqipërisë, ndodhet shumë pranë një arritjeje të madhe historike. Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë ndaj Olimpija Ljubljanës, tashmë do të kërkojë të shfrytëzojë terrenin vendas dhe mbështetjen e tifozëve në stadiumin “Egnatia Arena” në Rrogozhinë. Mjafton një fitore minimale për të kaluar më tej. Takimi do të nisë në orën 21:00. Ndërkohë, Dinamo City do të presë në stadiumin “Air Albania” skuadrën kroate të Hajduk Split. Në sfidën e parë, blutë e Dinamos arritën të shënojnë të parët në transfertë, por u mposhtën...