“Fiksimi” i Hansi Flick është “i paprekshmi” i Interit, por mbetet për vitin tjetër

“Fiksimi” i Hansi Flick është “i paprekshmi” i Interit, por mbetet për vitin tjetër

13 Gusht 2025 18:31 Telesport Barcelona do të nisë këtë fundjavë sezonin e ri në La Liga me synimin për të mbrojtur titullin kampion dhe sigurisht ëndrra e madhe quhet Champions League, kompeticion i cili nis në shtator për katalanasit. Ekipi i drejtuar nga Hansi Flick ka bërë vetëm dy transferime këtë merkato, Joan Garcia nga Espanyol për 25 milionë euro dhe Marcus Rashford, i huazuar nga Man. United. Për shkak të vështirësive financiare, nuk janë përmbushur dot të gjitha kërkesat e Hansi Flick. Sipas asaj që raporton “El Nacional”, Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e një qendërmbrojtësi të sprovuar dhe zgjedhja e tij është pikërisht Alessandro Bastoni. Italiani ka treguar sezonin e kaluar që është një lider i vërtetë tek...