Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarrvënia/14 autorë 24 orët e fundit. Rama: 10 në pranga e 4 në procedim
Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve. Kështu shkruan në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Rama, ku ndër të tjera pohon se 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht. “Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve”, shkruan kryeministri Rama. Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike zonat ku orët e fundit ka pasur vatra aktive zjarri. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 37 vatra zjarri aktive. Për shkak të situatës problematike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes, herë pas here u ka bërë thirrje banorëve, veçanërisht në fshatrat e Gramshit...