PSG-Tottenham, sot në Vizion Plus! Superkupa e Evropës rikthen futbollin e madh, tension tek francezët, londinezët me mungesa

PSG-Tottenham, sot në Vizion Plus! Superkupa e Evropës rikthen futbollin e madh, tension tek francezët, londinezët me mungesa

Emocionet e mëdha të sezonit të ri në futbollin europian do të nisin sonte me trofeun e parë të rëndësishëm, Superkupën e Evropës, që do të ndahet mes PSG dhe Tottenham. Dueli i rëndësishëm që transmetohet në Vizion Plus në orën 21:00, luhet në stadiumin e Udines në Itali. Parizienët, të cilët fituan për herë të parë UEFA Champions League duke dërrmuar keq në finale Interin 5 me 0, kanë përballë fituesen e UEFA Europa League. Anglezët mundën në finale, në derbin britanik të kupës së dytë në Europe për nga rëndësia, Manchester United. Vlen të theksohet fakti se skuadra franceze ka dështuar vetëm 1 nga 5 trofetë e mundshëm të 2025. Në Francë fituan gjithçka, dy kupat kombëtare dhe kampionatin, dhe në fund, qershia...