Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I vunë flakën Shqipërisë, arrestohen 8 piromanë
Zjarret që kanë pushtuar thuajse të gjithë territorin, kanë në shumicën e rasteve autorë, të cilët autoritet i kanë vënë në pranga për zjarrvënie të qëllimshme. Në Krujë, policia arrestoi një 19-vjeçar i cili ishte në arrest shtëpie për kultivim kanabisi. Ai i vuri flakën ullishteve të fqinjëve si pasojë e konflikteve për motive pronësie, ndërsa flaka u përhap në territorin e fshatit Barkanesh duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme. Një 61-vjeçar, Shezai Banaj, u arrestuar pasi ndezi zjarr në parkun kombëtar të Vjosës, në Mezarak, duke çuar në djegien e një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe 300 rrënjëve me ullinj. Në fshatin Dushk të Lushnjes është identifikuar një tjetër piroman, Arjan Kaja, 58 vjeç i cili ndezi zjarr në tokën e tij, e për pasojë u...