Zjarret/ Berisha: Qytetarët të braktisur, ushtria konfiskon kompjuterët e gazetarëve

Zjarret/ Berisha: Qytetarët të braktisur, ushtria konfiskon kompjuterët e gazetarëve

Në konferencën e sotme për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj situatës së zjarreve që kanë përfshirë vendin, duke e cilësuar atë “emergjencë kombëtare jashtë kontrollit”. Kryedemokrati u shpreh se në dy ditët e fundit Shqipëria ka përjetuar dëmet më të rënda nga flakët në historinë e saj, me mijëra hektarë pyje, kullota dhe pemë frutore të djegura, dhjetëra shtëpi të shkatërruara, gjë të gjallë të humbur dhe viktima. Sipas Berishës, ‘qytetarët nga jugu në veri janë lënë të pambrojtur nga shteti, ndërsa zona si Delvina, Fushë-Arrëzi dhe Gramshi ndodhen në rrethim flakësh’. Krydemokrati akuzoi qeverinë se, në vend të mobilizimit për shuarjen e zjarreve dhe mbrojtjen e popullatës, ‘po përdor forcat e armatosura dhe policinë për të marrë pajisjet...