Reforma, zjarrfikësit as të “njerkës as të nënës”, kompetencat u transferuan pa fonde

Reforma, zjarrfikësit as të “njerkës as të nënës”, kompetencat u transferuan pa fonde

Sektori i zjarrfikësve në Shqipëri, që prej Reformës Territoriale të vitit 2015, është transferuar nën administrimin e bashkive, por pa fonde dhe mjete shtesë, duke lënë shumë prej tyre pa mjetet dhe pajisjet e nevojshme për reagim efikas. Një drejtues i sektorit të zjarrfikësve në një nga bashkitë e mëdha të vendit tha në kushtet e anonimatit se rreziku nga zjarret është në rritje, si në dimër ashtu edhe në verë, por ndërkohë jo të gjitha a bashkitë kanë kapacitete dhe mundësi për të zhvilluar mjaftueshëm sektorin e mbrojtjes nga zjarri.Kur u krye reforma bashkitë e mëdha me qendër qarku trashëguan mjete dhe stacione pompimi kundër zjarrit, por bashkitë e reja që dolën nga reforma nuk kishin asnjë mjet apo strukture. Psh në qarkun e...