Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E zbulon trajneri i Rubin Kazan: Ky klub i Serie A është i interesuar për Mirlind Daku
Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe për merkaton, duke përmendur Fiorentinën, një nga klubet më të interesuara për Mirlind Daku (27 vjeç), qendërsulmuesin shqiptar. Duke komentuar lidhjen e merkatos mes Daku, Rubin Kazan dhe Fiorentinës, Rakhimov tha: “Siç e kam kuptuar unë, Fiorentina do ta shesë Kean. Dhe po, ata janë të interesuar për Daku”. Trajneri i Rubin Kazan ndoshta ka mbetur pak prapa me informacionet, ose ndoshta ka në dorë të dhëna që për momentin askush tjetër nuk i zotëron. Megjithatë, edhe pse e lidhi deklaratën e tij me të ardhmen e Kean dhe jo me një rol të mundshëm alternativ në skuadrën e Piolit, trajneri i...